Hapësire reklamuese

Bota

Rusia nis stërvitjet ushtarake me Kinën, Putin i vëzhgon nga afër

Shkruar nga Newsbomb
Rusia nis stërvitjet ushtarake me Kinën, Putin i vëzhgon nga

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vëzhguar nga afër stërvitjet ushtarake, ku po marrin pjesë edhe forcat e Kinës dhe shteteve të tjera që kanë qëndrim miqësor me Rusinë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin u takua të martën me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe me shefin e stafit të ushtrisë, Valersy Gerasimov, në poligonin Segevski, dhe vëzhgoi nga afër fazën finale të stërvitjeve ushtarake, tha Peskov për gazetarët.

Stërvitjet ushtarake, të quajtura Vostok 2022, nisën më 1 shtator dhe janë paraparë që të zgjasin deri më 7 shtator. Ato po zhvillohen në disa qendra trajnuese ushtarake në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në bregdetin lindor.

Sipas Moskës, mbi 50.000 ushtarë dhe mbi 5.000 njësi të pajisjeve ushtarake, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije po marrin pjesë në stërvitjet.

Në shtetet pjesëmarrëse bëjnë pjesë disa nga shtetet fqinje të Rusisë, por edhe Siria, India dhe aleatja e Moskës, Kina, shkruan REL.

Stërvitje të ngjashme ishin mbajtur edhe më 2018.Teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë, India ka mbajtur një pozicion më neutral për luftën dhe ky shtet ka thënë se mban raporte të mira edhe me Perëndimin edhe me Rusinë.

Ndërkaq, Kina ka refuzuar që ta kritikojë pushtimin rus dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokim të Rusisë. Po ashtu, Pekini zyrtar ka dënuar sanksionet që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës.

Sondazh

Poll