Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi dhe e quajti absurd që Rusia mori Presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Fatkeqësisht, ne kemi gjithashtu lajme që janë padyshim absurde dhe shkatërruese. Sot, shteti terrorist filloi të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Zelensky.
“Dje, ushtria ruse vrau një fëmijë tjetër ukrainas – një djalë pesë muajsh të quajtur Danylo nga Avdiivka, në Donbas,” vazhdoi Zelensky. “Prindërit e tij u plagosën. Artileria ruse … Një nga qindra sulmet e artilerisë që Shteti terrorist fillon çdo ditë dhe në të njëjtën kohë, Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.
Zelensky tha se raste të tilla “dëshmojnë falimentimin e plotë” të institucioneve globale dhe ai argumentoi se reforma është “qartësisht e vonuar” për Këshillin e Sigurimit.
Presidenca e Këshillit të Sigurimit mbahet nga secili anëtar me radhë për një muaj , sipas renditjes alfabetike angleze të emrave të shteteve anëtare. Është radha e Rusisë në rend, kështu që ajo po merr këtë pozicion pushteti pavarësisht se po përballet me kritika të ashpra nga shumë prej anëtarëve të aleancës për pushtimin e saj në Ukrainë.