Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Rusia mposht Egjiptin, kalon fazën e grupeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas fitores me ekipin e Egjiptit, Rusia që është vendi organizator i Botërorit, është edhe ekipi i parë i cili kalon fazën e grupeve.

Rusia shkatërroi me rezultatin 3-1 ekipin e Egjiptit, ku në fushën e lojës ishte dhe Salah, i cili la gjurmë në këtë Botëror duke shënuar deri tani një gol me 11-metërsh.

Pas përfundimit të pjesës së parë në shifra të barabarta 0-0, pjesa e dytë do të kishte një tjetër rrjedhë të takimit.

Në minutën e 47-të, ishte Ahmed Fatih i cili me anë të një devijimi dërgon topin në rrjetë, duke realizuar autogol.

Pas shënimit të golit ekipi i Rusisë fitoi besim dhe filloi të dominonte në fushën e lojës, duke realizuar në minutën e 59-të të takimit edhe golin e dytë me anë të Cheryshev.

Kundrejt një Egjipti të dorëzuar, loja për Rusinë u bë më e lehtë, duke shënuar sërish në minutën e 62-të, ku protagonist ishte Dzyba.

Egjiptin e ka ngushtuar diferencën Salah me 11-metërsh, i dhënë me ndihmën e sistemit VAR. Pas fitores me Arabinë Saudite dhe Egjiptin, Rusia ka 6 pikë duke kryesuar pastër grupin për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img