Hapësire reklamuese

Bota

Rusia mohon planet për të pushtuar Ukrainën, Lavrov: Gati të negociojmë me qeverinë ukrainase, por së pari duhet të dorëzohen

Shkruar nga Newsbomb
Rusia mohon planet për të pushtuar Ukrainën, Lavrov: Gati të

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një deklaratë  për media tha se Rusia nuk po planifikon të pushtojë Ukrainën.

Ai shtoi se Rusia ende nuk e njeh qeverinë aktuale në Ukrainë si demokratike dhe se presidenti Zelenskiy gënjen kur thotë se është gati të diskutojë statusin neutral të Ukrainës . Ministri i Jashtëm tha gjithashtu se qeveria ruse dëshiron që populli ukrainas të jetë i pavarur dhe se do të sigurojë çmilitarizimin e vendit.

Ndër të tjera Lavrov tha se Rusia është gati për bisedime sapo ushtria e Ukrainës të ndalojë së luftuari dhe se askush nuk ka në plan të sulmojë popullin ukrainas. "Ne nuk duam që neo-nazistët të sundojnë Ukrainën," tha ai.

Kujtojmë që prej dy ditësh Rusia ka pushtuar Ukrainën, ndërsa tani kanë arritur të futen dhe në qytetin e Kiev. SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione “shkatërrimtare” ekonomike ndaj Rusisë duke vënë në shënjestër bankat e mëdha ruse që mbajnë afro 80% të të gjitha aktiveve bankare të vendit. BE ka lajmëruar se do të ngrijnë pasuritë ruse në BE dhe do të ndalojmë qasjen e bankave ruse në tregun financiar evropian, me qëllimin për të dobësuar ekonominë ruse.

Ndërkohë NATO do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme, për të diskutuar mbi masat që do të marrin.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.