Policia ruse ka arrestuar këtë të shtunë 176 persona, të cilët protestuan në Moskë kundër pushtimit të Ukrainës.
Organizata OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, njoftoi se protestuesit u arrestuan në 14 qytete të ndryshme ruse.
AFP njoftoi se më shumë se 20 persona u arrestuan nga policia në një park afër Kremlinit. Gjithashtu Policia shoqëroi në stacion policor edhe disa njerëz që ishin ulur në park.
Protesta kombëtare kundër puhtimit rus të Ukrainës janë zhvilluar nga aktivistët në rreth 30 qytete ruse.
Organizatorët thanë në një deklaratë se ata donin të protestonin kundër “kolapsit të ekonomisë së Rusisë”, kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe të kërkonin lirimin e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.
“Rusia meriton paqe, demokraci dhe prosperitet”, thanë organizatorët.