Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Rusia kërcënon Ukrainën me ndërhyrje ushtarake

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kremlini sheh rrezikun e një lufte të re qytetare në lindje të Ukrainës fqinje dhe paralajmëron ndërhyrje në rast nevoje. Politika në Kiev përpiqet të zbusë ndërkohë tonet.

Për shkak të shkallëzimit të situatës në rajonet kufitare të Ukraninës Lindore, Rusia ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake për të mbrojtur qytetarët e saj. Në rast të ndezjes së luftimeve, Rusia nuk do të shohë duarkryq „një katastrofë njerëzore” të mundshme, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov sipas agjencisë së lajmeve, Interfax. Doktrina ushtarake e Rusisë e lejon intervenimin ushtarak në mbrojtje të qytetarëve rusë.

Banorëve rusishtfolës të rajoneve Donjeck dhe Luhansk në Ukrainën Lindore, Moska i jep që nga viti 2019 mundësinë të marrin nënshtetësinë ruse, pavarësisht protestave ndërkombëtare. Më shumë se 400.000 qytetarë atje kanë ndërkohë një pasaportë ruse. Pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk përgjatë kufirit rus ndodhen që nga viti 2014 nën kontrollin e separatistëve besnikë të Moskës.

Ushtria ukrainase: Nuk ka plane për sulme

Ushtria në Ukrainë i hodhi poshtë akuzat, për përgatitje të mundshme të një sulmi kundër rajoneve separatiste proruse në lindje. Rimarrja e këtyre rajoneve „do të çonte pashmangshëm në vdekjen e një numri të madh të civilëve dhe humbje të jetëve të ushtarëve” dhe është për këtë e papranueshme, deklaroi kreu i ushtrisë, Ruslan Chomtschak në Kiev. Në një intervistë në fund të marsit, ai ishte shprehur, se presidenti Volodymyr Zelenskyj nuk ka problem që të japë urdhrin për një ofensivë. Tani nga Kievi bëhet e ditur, se ende Ukraina i jep prioritet zgjidhjes diplomatike të konfliktit.

Prej ditësh të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkallëzimin e ri të gjendjes në konfliktin që zgjat prej 7 vjetësh. Rusia dhe Ukraina dërguan trupa në rajonet e konfliktit. Megjithë armëpushimin, përditë vriten njerëz në luftime sporadike.

Të enjten kancelarja gjermane, Angela Merkel në një telefonat me presidentin rus, Vladimir Putin bëri thirrje për tërheqjen e trupave nga kufiri. Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov u shpreh, se këtë e vendos vetëm Moska.

SHBA dërgon dy anije luftarake në Detin e Zi

Ndërkohë Turqia raporton, se SHBA do të dërgoje dy anije luftarake në Detin e Zi. Ankaraja është informuar para dy javësh përmes kanaleve diplomatike për kalimin prej tyre të ngushticës së Bosforit, bëri të ditur një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Ankara. Kalimi tranzit është planifikuar në mes të prillit. Anijet do të qëndrojnë deri në fillim të majit në Detin e Zi. Kremlini e shikon këtë si provokim. „Çdo lloj mbështetje ushtarake e Ukrainës, do të thotë inkurajim i Kievit për dhunë ushtarake në juglindje”, tha politikani rus për çështjet e jashtme, Konstantin Kosatçov.

Kremlini po ashtu bëri të ditur, se të premten, Putin telefonoi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai theksoi se plani i paqes së vitit 2015 është baza për dhënien fund të konfliktit. Të shtunën (10.04), Erdogan takohet me presidentin ukrainas, Zelenskyj. Sipas mediave ukrainase është planifikuar edhe një takim i Selenskyjt me presidentin francez, Macron. Gjermania dhe Franca prej vitesh përpiqen të ndërmjetësojnë në konfliktin e Ukrainës/DW.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img