Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Rusia i njohu si të pavarura, Joe Biden merr masa drastike ndaj Donetskut dhe Luhanskut

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Biden planifikon të vendosë kufizime të reja në tregtinë dhe financimin në dy territoret pro-Moskës që Presidenti Vladimir Putin vendosi t’i njohë si të pavarura

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që do të “ndalonte investimet e reja, tregtinë dhe financimin e personave amerikanë për Donetskun dhe Luhanskun.

Urdhri gjithashtu do të lejojë SHBA-në të vendosë sanksione ndaj kujtdo që vepron në ato zona. Gjithashtu Shtëpia e Bardhë tha se së shpejti do të shpallte masa shtesë në lidhje me shkeljen e sotme të hapur të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë.

“Për të qenë të qartë: këto masa janë të ndara dhe do të ishin shtesë e masave të shpejta dhe të rënda ekonomike që ne kemi përgatitur në koordinim me aleatët dhe partnerët nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Më shumë