Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rusia godet infrastrukturën civile në rajonet jugore të Ukrainës

Shkruar nga Newsbomb
Rusia godet infrastrukturën civile në rajonet jugore të

Rusia ka sulmuar objektet e infrastrukturës në Ukarinën Jugore, Dnipropetrovsk dhe Herson.  Mediat e huaja shkruajnë se sulmet nga trupat ruse kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Qytetet Krivi Rih dhe Nikopol, si dhe rrethinat e tyre, u goditën gjatë natës”, tha më 23 nëntor guvernatori rajonal Serhiy Lysak, duke shtuar se nuk kishte viktima.

"Rreth mesnatës kishte një shpërthim në lagjen Krivorizka. Armiku e drejtoi raketën në objektivin e infrastrukturës. Kaloi pa asnjë të vdekur apo të plagosur. Agresori sulmoi lagjen Çervonohrihorivka, në periferi të rajonit Nikopol, me artileri të rëndë. Asnjë njëri nuk u lëndua”, ka shkruar Lysak në Telegram.

Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus i vendit, cili nisi në shkurt të vitit 2022. Sipas njotimit të bërë nga zyra e OKB-së për te Drejtat e Njeriut, është vënë re se pothuajse gjysma e vdekjeve të regjistruara gjatë muajve të fundit kanë ndodhur larg vijave të frontit të luftës.

Misioni i OKB-së në Ukrainë, i cili ka vendosur dhjetëra vëzhgues në të gjithë vendin, tha se pret që numri aktual i viktimave të jetë ” shumë më i lartë ” sesa njoftimet nga burimet zyrtare, ndërsa përpjekjet për verifikim vazhdojnë.

“Dhjetë mijë civilë të vdekur është një moment historik i tmerrshëm për Ukrainën,” komentoi Danielle Bell, kreu i misionit vëzhgues.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që tani po hyn në muajin e saj të 21-të, rrezikon të kalojë në një konflikt të zgjatur,” shtoi ai. Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga armët shpërthyese. Gjysmat e vdekjeve të regjistruara në tre muajt e fundit ndodhën larg vijës së frontit, vuri në dukje OKB-ja, duke ia atribuar këtëO përdorimit të raketave me rreze të gjatë nga forcat ruse dhe shpërthimit të vonuar të armëve të braktisura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese