Hapësire reklamuese

Bota

Rusia 'frikë' nga koronavirusi, kryeministri Mishustin: Do dëbohen të prekurit

Shkruar nga Newsbomb

Pas hapit të parë për mbylljen e kufirit në Lindjen e Largët me Kinën, tashmë duket se Rusia është gati për hapin e dytë i cili është dëbimi i të huajve të prekur nga koronavirus brenda territorit të vendit.

Kryeministri i ri Mikhail Mishustin njoftoi se Rusia do të dëbojë personat të cilët do të rezultojnë të prekur nga koronavirusi. Ai tha se është nënshkruar një plan kombëtar për të parandaluar përhapjen e infeksionit në Rusi.

“Do të na lejojë të dëbojmë të huajt nëse diagnostikohen me këtë sëmundje dhe të vendosin kufizime të veçanta, përfshirë izolimin dhe karantinën", tha kryeministri në një deklaratë për shtyp.

Rusia raportoi dy rastet e para të koronavirusit të premten, dy shtetas kinezë të cilët janë në kujdes mjekësor dhe të izoluar.

Kujtojmë se në Kinë kanë ndërruar jetë 361 persona, ndërsa mbi 14,000 persona të tjerë janë infektuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese