Hapësire reklamuese

Bota

Rusia dhe Kina planifikojnë të instalojnë një central bërthamor në Hënë

Shkruar nga Newsbomb
Rusia dhe Kina planifikojnë të instalojnë një central

Rusia dhe Kina po shqyrtojnë instalimin e një centrali bërthamor në Hënë rreth viteve 2033-2035.  Lajmin e ka bërë me dije Yuri Borisov, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roskosmos.

"Sot ne po shqyrtojmë seriozisht planin," tha Yuri Borisov gjatë një leksioni që ai u dha studentëve. Ai gjatë fjalës së tij është shprehur se termocentrali po planifikohet që të ndërtohet nga robotë.

Borisov foli gjithashtu për planet ruse për të ndërtuar një anije kozmike mallrash me energji bërthamore. Ai tha se të gjitha çështjet teknike në lidhje me projektin ishin zgjidhur, përveç gjetjes së një zgjidhjeje se si të ftohte reaktorin bërthamor.

Kina tha muajin e kaluar se synonte të vendoste astronautin e parë kinez në Hënë përpara vitit 2030.

Presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar hodhi poshtë një paralajmërim nga Shtetet e Bashkuara se Moska planifikonte të vendoste armë bërthamore në hapësirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese