Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Rusia dënon me 9 vite burg basketbollisten amerikane, u kap me 1 gram kanabis në Moskë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 9 vite burg basketbollisten e “WNBA” amerikane Brittney Griner për posedim të lëndëve narkotike.

Prokuroria kërkoi 9.5 vite burg për yllin e basketbollit amerikan që u ndalua në aeroportin e Moskës, pasi në valixhe iu gjet më pak se 1 gram kanabis në formën e vajit.

Griner pranoi posedimin e drogës, por tha se e kishte për përdorim vetjak për shkak të dhimbjeve, dhe se nuk kishte plan për ta përdorur për ta shitur apo lënduar të tjerët.

Megjithatë gjykatësja ruse Anna Sotnikova në qytetin Khimki nuk mori parasysh apelin e 31-vjeçares, duke vendosur ta dënojë atë me 9 vite burg.

Gjyqi është konsidetuar me influencë të madhe politike, për shkak të tensioneve mes SHBA dhe Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Më herët ka patur tentativa për kryerjen e shkëmbimit të basketbollistes amerikane me një person të dënuar rus për trafik armësh.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img