Ushtria ruse po bombardon qytetin e Kharkiv dhe pjesë të tjera të rajonit në Ukrainën lindore këtë mëngjes, tha kreu i administratës ushtarake rajonale Oleg Sinegubov në një postim në Telegram.
Të paktën dy raketa modek S-300 kanë rënë në qendër të qytetit ndërsa është e paqartë nëse ka viktima.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky tha se situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, ndërsa Rusia po përdor forcë duke mos bërë dallim mes civilëve dhe ushtarëve.
“Më është dashur shpesh të them se situata në front është e vështirë dhe po bëhet më e ashpër dhe është sërish ajo kohë… Pushtuesi po përdor gjithnjë e më shumë forca për të shkatërruar mbrojtjen tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.
Raketat që kanë goditur Kharkivin mëngjesin e sotëm, janë lëshuar nga qyteti Belogrod.
Two S-300 missiles hit the center of Kharkiv at 8:20 am this morning. Russia launches S-300 from Belgorod. Because of the short distance they hit the targets in a matter of minutes and are very inaccurate. pic.twitter.com/VR8MPOv45Y
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) February 5, 2023