Hapësire reklamuese

Bota

Rusia bën thirrje për armëpushim në Karabak, kërkon zgjidhje përmes OSBE

Shkruar nga Newsbomb
Sergei Lavrov / Edi Rama

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në rajonin Nagorno-Karabak duke deklaruar se Moska është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Lavrov gjithashtu tha se në një bisedë me homologun e tij armen shprehu shqetësimin e Rusisë për rritjen e viktimave nga konflikti që shpërtheu në fund të shtatorit, raporton Reuters.

OSBE-ja kryesohet nga Shqipëria, ndërsa kryeministri Edi Rama, i cili mban postin e kreut të këtij institucioni të rëndësishëm është shprehur më herët për armëpushim mes azerëve dhe armenëve, si dhe për mundësinë e angazhimit të palëve në dialog. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll