Autoritetet e emëruara nga Rusia në qytetin ukrainas Enerhodar akuzuan sot trupat ukrainase për ribombardojnë zonën pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia. Kjo u bë e ditur nga agjencia ruse e lajmeve TASS.
Zyrtarët thanë se dy predha shpërthyen pranë një ndërtese në termocentralin bërthamor ku ruhet karburanti, shtoi agjencia.
Kievi dhe Moska fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet në zonën e termocentralit bërthamor që ndodhet pranë qytetit Enerhodar në lumin Dnieper.