Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Rusi, Navalny humb apelin në Gjykatën e Moskës

spot_img

Lajme të ngjashëm

bca72fdb9ae24562514eb1ef6a9d4241

Gjykata e Moskës hodhi poshtë apelin e paraqitur nga udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny lidhur me zëvendësimin e dënimit të tij me kusht me qëndrim në burg, por kjo shtoi më tej shkurtimin e kohës së tij prapa grilave.

Sipas vendimit të ri, Navalny do të kalojë në total dy vjet e gjysmë në burg, për dallim nga dënimi fillestar prej tre vjet e gjysmë, duke marrë parasysh dy muajt e kaluar në arrest shtëpiak, plus uljen e mëparshme dhjetëmujore.

Gjykata njoftoi se dënimi do të fillojë menjëherë, si dhe u vendos që Navalny të transportohet në burg.

Navalny u shpreh si pafajshëm dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm. Avokatët e tij, Vadim Kobzev dhe Olga Mikhaylova, thanë se ata do të apelojnë dënimin.

Në vitin 2014, Navalny u dënua për mashtrim dhe përvetësim, por dënimi i tij u pezullua dhe u zëvendësua me gjashtë vjet dënim me kusht. Atij iu kërkua të paraqitej në polici dy herë në muaj.

Megjithatë, pasi pësoi helmim vitin e kaluar për shkak të një agjenti të dyshuar nervor, paraqitjet e tij në stacionin e policisë u prolonguan për sa kohë që ai ishte në Gjermani, duke marrë trajtim.

Por ndërsa trajtimi i tij përfundoi shtatorin e kaluar, Shërbimi Federal i Burgjeve Ruse e fajësoi atë për moslajmërim në polici duke e vendosur në listën e të kërkuarve.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) i kërkoi Rusisë të mërkurën lirimin e menjëhershëm të Navalny-t, duke thënë se qeveria nuk mund të sigurojë “mbrojtje të mjaftueshme për jetën dhe shëndetin e tij”.

Megjithatë, Rusia hodhi poshtë vendimin e GJEDNJ-së, duke e quajtur atë “ndërhyrje në punët e brendshme”.

Më shumë

spot_img