Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Rushaj i përgjigjet Ballës: Jeni në hall të madh, BE tha se korrupsioni është përhapur gjithandej

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Alfred Rushaj, kreu i Grupit Parlamentar të PD, iu drejtua socialistit Taulant Balla duke i thënë se progres-raporti i BE për negociatat me Shqipërinë “i ka zënë në hall”. Ai tha se sipas raportit, korrupsioni në vendin tonë është përhapur gjithandej.

Kjo përgjigje e Rushajt erdhi pas “kritikës” së Ballës se demokratët nuk e përmendnin fare progres-raportin e BE të një jave më parë. Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, ai kishte konkluzione pozitive dhe nënvizonte se Shqipëria i kishte përmbushur të gjitha kushtet për antërasim.

“Progres-raporti citonte se korrupsioni në vend është përhapur gjithandej… Jeni në hall të madh, e di që ju ka shqetësuar shumë. Me atë rregullore ne i jemi referuar praktikës dhe jurisprudencës 20 vjeçare të Gjykatës Kushtetuese. Nuk na pengoni dot që ato gjëra dhe fakte që duam t’ua bëjmë publike qytetarëve shqiptër, do ua bëjmë publike”, tha Rushaj ndër të tjera.

Më tej, ai foli dhe për problematikat e banrëve të zonës që mbulon, në Njësinë nr.4 në Tiranë. Ai tha se Qeveria ka ndryshuar “mendje” për banorët e rrugës “Myslym Keta”, duke i lënë të jetonin për 2 vite në një pallat të dëmtuar, të cilin tani do ta shembë.

“Pasi i përdotrët fondet e tërmetit për të blerë vota, pasi e përdorët frikën e njerëzve se do mbesin jashtë, tani po i përdorni që të fitojnë bizneset pranë jush”, tha Alfred Rushaj, kreu i Grupit Parlamentar të PD.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img