Forcat ruse kanë sulmuar me raketa një bazë të stërvitjes ushtarake në qytetin jugor të Mykolaiv.
Autoritetet lokale thonë se tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi atje.
Kryebashkiaku i qytetit tha se tetë raketa goditën qytetin dhe u ka kërkuar banorëve që të evakuohen.
Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse ka thënë se forcat e Moskës goditën një bazë stërvitore për “mercenarët e huaj” pranë qytetit, duke e shkatëruar atë.