Një raketë ruse ka goditur një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës.
Sipas mediave të huaja dyshohet se ka një numër te madh të personave të cilët kanë vdekur dhe janë plagosur.
Në pamjet e publikuara shihet se si qendra është djegur plotësisht, ndërkohë më herët presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 1000 njerëz ndodheshin në qendër në momentin kur raketa gjuajti qendrën,
“Qendra tregtare nuk përbënte ‘asnjë rrezik për ushtrinë ruse’ dhe nuk përbënte ‘asnjë vlerë strategjike’ për rusët”, tha ai.