Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Rusët ikin nga vendi pas urdhërit të Putin, BE në debat nëse do t’i pranojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

“BE-ja duhet të tregojë se është e hapur për ata që nuk duan të bëhen vegël nga Kremlini”.

Kështu tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, duke sugjeruar indirekt që vendet anëtare të BE-së të hapin kufijtë e tyre për qytetarët rusë që largohen nga vendi për të shmangur rekrutimin e shpallur nga Vladimir Putin.

“Në parim, unë besoj se Bashkimi Evropian duhet të strehojë ata që janë në rrezik për shkak të bindjeve të tyre politike. Nëse njerëzit në Rusi janë në rrezik për shkak të bindjeve të tyre politike, sepse nuk ndjekin këtë vendim të çmendur të Kremlinit për të filluar këtë luftë në Ukrainë, ne duhet ta marrim këtë parasysh”, tha Charles Michels.

“Evropa duhet të lejojë qytetarët rusë që kërkojnë të largohen nga vendi”, tha presidenti i Këshillit Evropian, duke theksuar se njoftimi i Putinit për rekrutimin e pjesshëm në fillim të kësaj jave kishte ndryshuar dinamikën e luftës.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , Charles Michel sulmoi Kremlinin, duke bërë thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Më shumë




spot_img








spot_img