Hapësire reklamuese

Bota

Rusët ia “mbathin” nga vendi, mbi 30 mijë janë larguar nga vendi në tre ditët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Rusët ia “mbathin” nga vendi, mbi 30 mijë janë

Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian thotë se 66,000 rusë kanë hyrë në BE gjatë javës, një rritje prej 30% në krahasim me javën e kaluar. Frontex thotë se shumica kanë hyrë përmes pikave të kalimit finlandez dhe estonez, pas njoftimit të mobilizimit të Kremlinit.

“Gjatë tre ditëve të fundit, 30,000 qytetarë rusë kanë mbërritur në Finlandë”, sipas Frontex.

Zëvendëskryeministri i Osetisë së Veriut Irbek Tomaev tha dje se rreth 3500 makina dhe 1300 kamionë ishin në radhë për t'u larguar nga Rusia për në Gjeorgji.

Kujtojmë që presidenti rus Vladimir Putin njoftoi javën e kaluar atë që ai e përshkroi si një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për t'iu bashkuar luftës, me rreth 300,000 që thuhet se janë thirrur.

Që atëherë, mijëra qytetarë rusë janë parë duke ikur në vendet fqinje, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Kazakistanin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu