Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Rusët e arrestuar për spiunazh, Rama e quan “qesharake”: Uzinat janë karakatina, mbetje komunizmi! Shqetësim është qëllimi i vërtetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka folur sot publikisht për herë të parë, për incidentin që u regjistrua në Gramsh, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në Uzinën e Armëve. Rama e quajti ngjarjen qesharake dhe uzinat tha se janë mbetje të komunizmit.

“Të bësh spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë ne, këta persona çfarë qëllimesh kanë. Sepse më falni po një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë që duket sikur thërret aman më shihni më kapni se jam e veçantë”, u shpreh ai.

Më tej, Edi Rama tha se nuk mund të flitet për spiunazh dhe uzina armësh “si karakatina” në një kohë që bota ka krijuar raketa supersonike që nisen nga një anë e botës dhe përfundojnë në tjetrën.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Meqë ma dhatë mundësinë, më lejoni të them se mjegulla e ngritur ndaj objekteve të rëndësisë së veçantë është për të qarë e për të qeshur. Ato nuk janë objekte, ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të  rëndësie së veçantë në vitin 2012. Kanë statusin e SHKP-ve, si të shkualifikuara.

Të bësh spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë ne, këta persona çfarë qëllimesh kanë. Sepse më falni po një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë që duket sikur thërret aman më shihni më kapni se jam e veçantë. Kështu që i takon hetimit të përcaktojë më shumë.

 

Shqetësimi ynë është ky është qëllimi i vërtetë. Kjo i shërbeu nxitjes së një kapërdijë se panik nuk kishte, pashë njerëz që bënin humor të thirrjeve të urrejtësve profesionist.

Ndërkohë që duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi për qëllimin. Nuk ka lidhje kjo me objekte, a jeni në vete apo jo? Në kohën kur flitet për luftë yjesh, për raketa supersonike, të thuash për sigurinë kombëtare me aparat në dorë është qesharake.

Këta persona të cilët, për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bën detyrën e tyre, janë persona të dyshuar për spiunazh. Por çfarë shihet pas kësaj shfaqjeje me vëmendje që mori edhe me ndihmën tuaj me ca reporterë që kërcenin atje… Spektakël me ndihmë të të gjithë kronikanëve.

Më shumë




spot_img








spot_img