Hapësire reklamuese

Bota

Rumania shpall epidemi të fruthit

Shkruar nga Newsbomb
Rumania shpall epidemi të fruthit

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin.

"Ministria shpall një epidemi kombëtare për të lehtësuar vaksinimin e fëmijëve mes 9 dhe 11 muajsh dhe të fëmijëve më të rritur që nuk janë vaksinuar ende", thuhet në një deklaratë të Ministrisë rumune të Shëndetësisë më 5 dhjetor.

Ndër tjerash, aty shtohet se ishin afër 2.000 raste të reja në 29 nga 41 qarqet e Rumanisë.

Rumania është përballur me rënie të vazhdueshme të numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit, që është nxitur nga fushatat kundër vaksinimit të fëmijëve nëpër mediat sociale./REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese