Bukureshti do të blejë deri në fund të vitit sistemin e parë amerikan mbrojtës antiraketë ”Patriot”, theksoi sot ministri rumun i Mbrojtjes duke shtuar se kalendari i kësaj kontrate prej rreth katër miliardë dollarë u njoftua këtë verë.
“Mund të siguroj se deri në fund të vitit ushtria rumune do të blejë sistemin e parë mbrojtës antiraketë ‘Patriot”, deklaroi Fifor për gazetarët.
SHBA-ja kishte njoftuar më 11 korrik se do t’i shiste këtij vendi anëtar të NATO-s sisteme mbrojtëse antiraketë “Patriot” me vlerë prej 3,9 miliardë dollarë.
Pa përmendur kurrë Moskën, Uashingtni kishte theksuar se “Rumania do të përdorë sistemet mbrojtëse antiraketë “Patriot” për të riforcuar mbrojtjen e territorit të saj dhe për të penguar çdo kërcënim rajonal”.
“Ne presim letrën e pranimit nga ana e SHBA-së për të kaluar në kontratë dhe më pas në blerjen e programit të parë”, theksoi ministri, Mihai Fifor.