Hapësire reklamuese

Politikë

"Ruhu nga durimi i të duruarit", Basha i prerë: Zgjedhjet e 25 prillit nuk do t'i pranojmë kurrë, beteja vazhdon

Shkruar nga Newsbomb
"Ruhu nga durimi i të duruarit", Basha i prerë: Zgjedhjet e

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Fier, ku ka takuar disa demokratë.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe betejën do0 ta shtrijë në çdo rrugë për ndryshimin.

Ai i ka bërë thirrje mazhorancës që të ruhet nga durimi i të duruarit. Më tej, Basha është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit janë të papranueshme dhe nuk do të njihen kurrë.

Sipas Bashës, objektivi i vetëm i tij do të jetë rrëzimi i qeverisë Rama-Doshi.

"Kam dëgjuar histori prekëse dhe tronditësve të të rinjve dhe të moshuarve për arrestin që po përjeton Shqipëria. Kush mendon që ne do të dorëzohemi dhe do të ulim kokën, i ka bërë llogaritë gabim.

Ne u treguam të drejtë, të vendosur përballë shantazhit.

Populli e ka një thënie, "ruhuni nga durimi i të duruarit". Koha është që institucionet që t'i përgjigjen thirrjes për të vendosur përpara drejtësisë masakruesit e zgjedhjeve, sfidës që ka deri te komisioni i zgjedhjeve.

Ishte KAS që hoqi emrat nga lista e PD-së me urdhrin e Edi Ramës.

Detyyra jonë është që të konsumojmë çdo hap dhe betejën dhe ta shtrijmë në çdo rrugë dhe në çdo qytezë.

Betejën nuk po e bëjmë për veten tonë, por po e bëjmë për ta. Ajo që iu kërkoj sot janë dy gjëra, së pari si drejtues si kapiten që t'ia dërgoni këtë mesazh çdo anëtari të organizatës, çdo mbështetësi dhe t'i thoni që ajo që duket si fundi i betejës për Edi Ramën është vetëm fillimi i makthit që do të përjetojë.

Së dyti, mos harroni që çfarë e bëri atë datë të rëndësishme, frymën e ndryshimit.

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit është i papranueshmen dhe nuk ka për t'u pranuar kurrë",- tha Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu