Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rudina Xhunga e zhgënjyer nga Albin Kurti: Po bashkëpunon me Berishën dhe Metën, unë e kam promovuar por ai po gabon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

59ae20b08320bc219637e2dfee197a7e

Gazetarja Rudina Xhunga ditën e sotme ka folur për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të cilin është shprehur se po përpiqet të rrisë ndikimin në politikën shqiptare.

Ajo tha në “Top Talk” se Kurti po bashkëpunon me presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe po sfidon politikën shqiptare.

“Ai po kërkon të pozicionohet në Shqipëri. Para disa vitesh ai tha që do të bashkëpunojë me politikën shqiptare dhe nëse nuk bashkëpunon do e sfidojë. Ai është i qartë tani, po e sfidon. Është duke bashkëpunuar me Berisha-Meta, pa asnjë dyshim”, tha Rudina Xhunga.

Gazetarja u shpreh se Albin Kurtin e ka promovuar si një “e re” që duhet mbështetur, porn ë takimet që ai bëri në Lezhë dhe Gjirokastër, kryetari i LVV-së i është dukur i vjetër. Ndërkohë Xhunga shtoi se Kurti po gabon, pasi kërkon t’i bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë në emër të urrejtjes.

“Kjo nuk i shkon Albin Kurtit. Unë e kam intervistuar Albin Kurtin, në kohën kur ai hynte dhe dilte nga burgu. Unë e kam promovuar si një ‘e re’ që duhet mbështetur, por e kam parë në Gjirokastër dhe në Lezhë, më ngjau si i ardhur nga folklori. Bashkimi bëhet me fuqi, jo me urrejtje. Albini këtu po gabon, në emër të urrejtjes do të bashkojë vendet”, tha gazetarja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img