Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Rudina Xhunga denoncon përdorimin e drogës nga adoleshentët: Blejnë shiringa në farmaci, kur s’kanë “bar”marrin valium

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përdorimi i drogës nga adoleshentët përbën një fenomen të rrezikshëm në vendin tonë.

Një rast konkret na e sjell gazetarja Rudina Xhunga, e cila tregon se është rastisur me një 14 vjeçar në farmaci, i cili ka blerë tre shiringa për përdorim droge.

Ajo thotë në një postim në facebook, se farmacistja i ka treguar që fëmijët herë pas here marrin valium për të fjetur gjumë, në mungesë të drogës.

“A ju flet njeri për jetën këtyre njerëzve në këtë vend?!”, shkruan Xhunga.

Postimi i Rudina Xhungës:

Në farmaci shikoj një fëmijë 14 vjeçar, që merrte tre shiringa. Pasi doli, pyes farmacistin: -Merr drogë fëmija?

-Nuk e di,-më tha.

E pyeta sërish.

-Për çfarë i do djali shiringat?

-Nuk e di,- tha,-pse i donte!

Insistova, duke i thënë se nuk po e pyesja si gazetare, por doja të më tregonte pse i mori ai dhe a marrin të tjerë.

Më tha që po!

-Marrin.

Më tregoi më tej, që herë pas here i marrin për drogë, por ka të tjerë që marrin edhe shiringa edhe valium.

-Pse?, e pyeta.

-Sepse nëse nuk kanë drogë, marrin valium me shiringë që të flenë gjumë.

Ndjeva një trishtim të jashtëzakonshëm, mendova në çfarë vendi jetoj, që fëmijët marrin valium të flenë gjumë, sepse nuk kanë bar. Po ëndrra për jetën a kanë këto fëmijë? A ju flet njeri për jetën këtyre njerëzve në këtë vend?! Për sa e shkurtër dhe e bukur është jeta?.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img