Hapësire reklamuese

Showbiz

Rudina Magjistari publikon foton me partnerin dhe i dedikon fjalët e ëmbla: 10 vite dashurie e bekimesh, shoku im më i mirë

Shkruar nga Newsbomb

Rudina Magjistari është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private.

Ndonëse në rrjetet sociale është mjaft aktive, moderatorja nuk poston foto me bashkëshortin apo vajzën e saj, pasi preferon t’i mbajë larg syrit të medias. 

Por mesa duket së fundmi Rudina ka vendosur “të thyejë rregullin”, pasi sot në përvjetorin e 10-të të martesës ka postuar një foto, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin Xhavit Bajrami, të cilit i ka kushtuar disa fjalë zemre.

“10 vite bashkë! 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh. Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti më mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im”, ka shkruar Rudina krahas fotos.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll