Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rudina Hajdari zbardh takimin me Yuri Kim: Kush e blen votën duhet ndëshkuar dhe turpëruar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e58aa2020007a29a635f149b79b8a778

Deputetja Rudina Hajdari ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo e fundit ishte ditën e sotme në Elbasan, ku takoi kandidatët për deputetë në këtë qark.

Kim u takua me Taulant Ballën, Gazment Bardhin, Monika Kryemadhin dhe Rudina Hajdarin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka shkruar se është e lumtur që kandidatët e Nismës Thurje përfaqësojnë më të mirën e shoqërisë.

Sipas saj, kush e blen votën duhet ndëshkuar dhe turpëruar.

“E nderuar që Ambasadorja Yuri Kim veçoi zyrat elektorale të Nismës Thurje në vizitën e saj në Elbasan, për tu prezantuar nga afër me kandidatët dhe skuadrën tonë.

Jam e lumtur që të gjithë kandidatët tanë përfaqësojnë më të mirën e shoqërisë, profesionistë të fushave të ndryshme të cilët ia kanë dalë mbanë të kenë sukses falë talentit, ndershmërisë dhe përkushtimit.

I bashkohem thirrjes së Ambasadores për shitblerjen e votës. Kush e blen duhet ndëshkuar dhe turpëruar e kush e shet duhet të kuptojë se po shet të ardhmen e vet dhe të fëmijëve.

Koha ta përdorim votën me mençuri, për të mbështetur të ardhmen dhe hedhur pas të shkuarën.

Thank you Yuri”,- shkruan Rudina Hajdari.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img