Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Rudina Hajdari tregon pse ‘shpërtheu’ sot në Kuvend dhe i ra me grusht foltores: Unë nuk di të shtirem, ai ishtë një shpërthim që buroi nga zemra (E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f4aa117f3723e74d35a720e9e7fe27af

Deputetja Rudina Hajdari tha se “shpërthimi” i saj mëngjesin e sotëm në Kuvend, ishte një reagim i sinqertë që i buroi nga zemra.

Kjo pasi kishte kohë që përpiqej për një sistem dhe formulë më të mirë në Kodin Zgjedhor, por dështoi.

Deputetja opozitare tha për gazetarin Blendi Fevziu se reagime të tilla “lejohen” dhe mirëkuptohen kur burojnë nga shpirti.  

Fevziu: Çfarë ishte ai shpërthim sot në Kuvend, a ishte i sinqertë?

Hajdari: Poezia nuk duhet të jetë arti i mashtrimit. Unë isha e vërtetë aty, nuk di të shtirem. Reagimi im ishte i sinqertë. Ajo që bëra unë sot në Kuvend është mjeti që kam unë në dorë të bëj Kuvend. Rama nuk doli më në atë foltore që të fliste.

Fevziu: Tani dukeni më e qetë se shpërthimi i mëngjesit

Hajdari: Unë jam e qetë se po diskutoj me ju, varet nga vendi. Unë kam kohë që luftoj, dështuam, por i dhashë shansin të gjithëve që të ndryshojmë një herë formulat kriminale.

Fevziu: Nuk mjafton në politikë që t’i biesh foltoresh…

Hajdari: Njeriut kur i buron nga zemra ka dhe shpërthime të tilla. Ishte e dukshme që ishte shpërthim i sinqertë, dhe nëse ju nuk mendoni kështu unë mund t’ju them që ju e keni gabim. 30 vite ka pasur teatër në Kuvend.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img