Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë amerikan: I theksova se Shqipëria duhet të shkëputet nga e kaluara e një politike të korruptuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b257eb39478c6d677a5f996a2e691144

Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë amerikan Jonathan Moore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rudina shkruan se Moore i ka mbështetur gjatë gjithë̈ kohës pa kursim përpjekjet e Shqipërisë̈ për zhvillim dhe integrim.

Ajo tregon gjithashtu se gjatë takimit ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për një klasë politike të shkëputur nga krimi dhe korrupsioni.

“Gjithmonë kënaqësi të bisedoj me Jonathan Moore, një nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit në USA i cili ka mbështetur gjatë gjithë kohës pa kursim përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim dhe integrim.

Folëm gjatë për situatën në vend dhe i tregova mbi planet tona për të garuar me një iniciativë të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjë e cila u prit me entuziazëm dhe dashamirësi.

I theksova se Shqipëria ka nevojë të ecë përpara dhe të shkëputet nga e kaluara e një klase politike të lidhur me krimin dhe korrupsionin”,- shkruan Rudina Hajdari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img