Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Rudina Hajdari takon legjendën e filmave aksion Arnold Schwarzenegger, ja çfarë i bëri bashkë në Vjenë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rudina Hajdari ka marrë pjesë sot në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Në Vjenë Hajdari ka takuar edhe aktorin e njohur Arnold Schwarzenegger. Ka qenë vetë deputetja, e cila ka postuar foto me aktorin e famshëm. “Nuk ka nevojë për prezantim”, shkruan ajo.

Në këtë event Rudina Hajdari ka takuar edhe senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker, me të cilët shprehet se diskutuan rreth Ballkanit, veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vienë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Bashkë me Senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker diskutuam rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë. Lufta kundër kurropsionit ishte kryefjala e të gjithëvë bisedave si mënyra më e mirë për fuqizuar institucionet dhe qytetarët tanë”, shkruan Rudina Hajdari në fotot që shpërndan në Instagram.

Më shumë

spot_img
spot_img