Rudina Hajdari shtrin 'krahët', ia shtron për darkë me Yuri Kim dhe anëtarët e ‘Thurjes’

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:36 16-09-2020 Rudina Hajdari shtrin 'krahët', ia shtron për darkë me Yuri Kim dhe anëtarët e ‘Thurjes’

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenw një darkë miqësore me deputeten Rudina Hajdari dhe me përfaqësuesit e partisë më të re, Thurje.

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Hajdari, e cila shkruan se në këtë darkë me ambasadoren kanë zhvilluar një bisedë miqësore mbi të tashmen dhe të ardhmen. “Bisedë mes miqsh mbi të tashmen dhe të ardhmen”, shkruan Hajdari krahas fotos.

Në darkë krahas Hajdarit, kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të partisë së re, Pano Soko, Rezart Prifti dhe Endri Shabani. Siç vihet re dhe nga fotoja të gjithë në këtë tryezë shihen mjaft të qeshur dhe me harmoni me njëri- tjetrin. Ky takim jo formal vjen vetëm disa ditë pasi Hajdari deklaroi krijimin e partisë së re me të cilët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012453079223633
array(1) { ["section"]=> string(90) "rudina-hajdari-shtrin-krahet-ia-shtron-per-darke-me-yuri-kim-dhe-anetaret-e-thurjes-220532" }