Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rudina Hajdari refuzon të votojë marrëveshjen e fshehtë me Pfizer: Duhet të jemi sa më transparentë me qytetarët, ata duhet të dijnë se si merren këto vaksina

Shkruar nga Newsbomb
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka refuzuar të votojë aktin normativ për miratimine marrëveshjes së fshehtë të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, e cila prodhon vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas saj, gjithçka duhet të bëhet transparente edhe për qytetarët, pasi ata duhet të dijnë se si merren këto vaksina.

“Nuk jam informuar në lidhje me këtë takim që keni bërë dhe diskutimin që keni bërë, dhe nuk jam dakord me mënyrën e procedimit sepse është një cështje tejet sensitive dhe duhet të jemi sa më transparentë me qytetarët dhe aktet normative nuk kanë pse të kalojnë sot. Në mund të mblidhemi në një seancë tjetër dhe të njihemi me këto akte. Nuk kemi pse sillemi sikur ka ndonjë sekret të madh. Duhet të jemi transparentë se si merren këto vaksina dhe qytetarët të jenë në dijeni”, tha Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll