Hapësire reklamuese

Politikë

Rudina Hajdari prezanton kandidatin për deputet në Gramsh, biznesmenin që furnizon me bulmet qytetet e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Rudina Hajdari - Rushan Rama

Deputetja e Kuvendit Rudina Hajdari, e cila është tashmë pjesë e Nismës Thurje, ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për deputet në zonën e Gramshit.

Rushan Rama është jurist dhe biznesmen i suksesshëm që furnizon me bulmet Gramshin dhe shumë qytete të Shqipërisë. Hajdari thotë se modele të tilla janë modele që na frymëzojnë të gjithëve.

Ajo shprehet e lumtur që ka në krah një person si Rushani, tek i cili ka besim se së bashku do të luftojnë për një shtet ligjor.  

Shënimi i plotë i Hajdarit

Ju prezantoj me Rushan Nefail Rama, kandidat për deputet i Gramshit në listën e Nismës Thurje, qarku Elbasan. Rushani është një njeri plot energji dhe ka dy pasione në jetë, drejtësinë dhe biznesin. Ai është një jurist i shkëlqyer i cili beson te drejtësia dhe shteti ligjor, por edhe një biznesmen i suksesshëm.

Së bashku me familjen ia kanë dalë të ngrenë me mund e djersë një biznes i cili sot furnizon me bulmetin e Gramshit shumë qytete të Shqipërisë. Ata janë modeli që na frymëzon në punën tonë. Njerëz që suksesin e krijojnë me ndershmëri dhe arrijnë të krijojnë vende pune e të ndihmojnë në zhvillimin e zonës. Rushani gjithnjë më thotë se vendi do të zhvillohet vetëm kur të ketë drejtësi, jo vetëm nga ligji por edhe në raportet shoqërore.

Ka ardhur koha që shoqëria të vlerësojë ata që punojnë dhe të mënjanojë ata që gënjejnë, vjedhin e mashtrojnë. 30 vite ishin mjaftueshëm për ti njohur ata që ende duan besimin tonë pasi na zhgënjyen kaq herë. Jam shumë e lumtur që e kam në krahun tim Rushanin këto zgjedhje dhe jam e bindur se së bashku do të bëjmë më të mirën për Gramshin dhe Elbasanin.
156704907_1546454699032343_5263652675588912713_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu