Hapësire reklamuese

Politikë

Rudina Hajdari përkujton të atin dhe u bën thirrje të rinjve: Hajde të ngrihemi, nëse Azemi kishte guxim atëherë dhe ne mundemi

Shkruar nga Newsbomb
Rudina Hajdari përkujton të atin dhe u bën thirrje të

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka kujtuar të atin Azem Hajdarin në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Rudina Hajdari së bashku me vajzën dhe familjen e saj kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Azem Hajdarit.

Ndër të tjera ish-deputetja bëri thirrje për protestë teksa tha “nëse Azemi kishte guxim ti bënte atëherë dhe ne mundemi tani”.

“Shqipëria po kontrollohet nga një grup njerëzish me në krye Edi Ramën që po uzurpojnë të gjitha pushtetet ndërsa shqiptarët kanë humbur shpresat se ndryshimi po vjen. Azemi është figura ku mund të frymëzohemi e motivohemi. Ai në 1990 u çua për të sjellë ndryshimin. Mesazhi im është për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu.

Hajde të organizohemi, të ngrihemi, të luftojmë e guxojmë për ëndrrat e idealet tona. Të fitojmë betejat tona për më shumë liri, demokraci e meritokraci.  Nëse Azemi kishte guxim ti bënte atëherë dhe ne mundemi" tha Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.