Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Rudina Hajdari: Partia ime nuk do të bëjë koalicione as para dhe as pas-zgjedhore! Ne po luftojmë për një vend në parlament…

spot_img

Lajme të ngjashëm

30da0fe3446b33e22bdbaeb022e591d4

Deputetja opozitare Rudina Hajdari ka zbritur në terren në qarkun e Elbasanit ku po sheh nga afër situatën dhe po punon në prag zgjedhjesh, duke qenë se është kandidate për deputete në këtë qark.

Duke folur për Abcnews, Hajdari tha se partia ku ajo aderon, Nisma, do të garojë në zgjedhje dhe nuk do të bëjë koalicione as para dhe as paszgjedhore.

Deputetja u shpreh e qartë se qëllimi është të fitohet një vend në parlament për të përfaqësuar qytetarët që e kanë besuar.

Pyetje: Ke qenë shumë e afërt me Patozin jeni ulur me të…

Topalli: Kurrë!

Xhafo: Jo kurrë jo, mos thoni kurrë nuk e njihkeni mirë Patozin (qesh)

Pyetje: Pse nuk iu bashkuat Patozit dhe Topallit?

Hajdari: Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Patozin dhe Topallin kemi pasur biseda për projektin tonë politikë, por përpiqemi që të hedhim hapt tona në zgjedhjet e ardhshme dhe për të zënë një vend në parlament që të përfaqësojmë ata njerëz që ndihen të zhgënjyer nga këta persona që kanë 30 vjet që e kanë vjedhur Shqipërinë. Ne duam të rikthejmë shpresën në vendin tonë dhe të lëmë të kaluarën pas dhe këta njerëz që bëjnë vetëm premtime dhe nuk bëjnë asgjë. Ndaj jemi në një trajektore të mirë dhe ka shumë mbështetës që po na ndihmojnë.

Pyetje: A jeni ju në bisedime me Patozin apo Topallin?

Hajdari: I uroj suksese kolegëe dhe e dyta jam në një grupim të ri i cili ka ndërmend të mos bëjë koalicione as parazgjedhore as paszgjedhore. Do mbushim listat tona me njerëz lokalë të drejtë. Ne duam të fitojmë për ata njerëz që na mbështesin, ata duan që ne të mos bashkohemi me të tjerë duke qenë se nuk kemi qëllime dhe ide të përbashkëta.

Pyetje: Cili është vizioni juaj dhe sa është numri i mbështetësve që keni fituar?

Hajdari: Të rikthejmë shpresën.

Gjekmarkaj: Si rikthehet shpresa? Si do t’i heqësh këta njerëz?

Hajdari: Duke bashkuar njerëzit.

Gjekmarkaj: Si bashkohen njerëzit?

Hajdari: Ne jemi të vjedhur jo të varfër.

Pyetje: Keni marrë në Elbasan nga PS për të mbrojtur votat tuaja?

Hajdari: Kjo është një sfidë për të gjitha partitë e reja, dhe ne do mundohemi që të kemi observues nëpër të gjitha qendrat dhe mbikqyrje nga ndërkombëtarët dhe do kërkojmë të hapim kutitë nëse kemi dyshime.

Më shumë

spot_img