Hapësire reklamuese

Politikë

Rudina Hajdari nostalgjike, kujton çadrën: Ndoshta ne s’arritëm të rrëzonim ‘bustin’ por kjo kauzë është akoma gjallë

Shkruar nga Newsbomb

Sot në 27 vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, vajza e Azem Hajdarit, deputetja tashmë, Rudina Hajdari kujton çadrën e instaluar një vit më parë para Kryeministrisë.

“Urime për rezistencën dhe kurajon e tuaj. Ndoshta ne nuk arritëm te rrëzonim 'bustin' ose muret e propagandës dhe fasadës si në 20 shkurt, por kjo kauzë është akoma e gjallë”, shkruan Hajdari.

KOMENTI I PLOTË I RUDINA HAJDARIT:

Një vit më parë. Eksperience emocionale për të gjithë ata qytetarë që u angazhuan ne këtë akt solem të ushtrimimit të fjalës së lirë që ringjalli shpresën për një Shqipëri Evropriane.

Kjo kryengritje qytetare, paqësore, unikale në llojin e saj zgjati plot 90 ditë. Gjatë këtyre ditëve u bashkuan akademike, intelektualë, artistë, gazetarë, studente, fëmije, të përndjekurit politikë, anëtare të shoqerise civile dhe qytetare të thjeshtë pa ndasi politike, për të fituar kauzën më të drejtë të demokracise- atë të garantimit të zgjedhjeve të lira të sovranit.

Urime për rezistencën dhe kurajon e tuaj. Ndoshta ne nuk arritëm te rrëzonim 'bustin' ose muret e propagandës dhe fasadës si në 20 shkurt, por kjo kauzë është akoma e gjallë. Jam e sigurt që akoma kemi mbështetjen e popullit ne kete beteje e cila vazhdon për të ndryshuar këtë realitet të trishtë që po varfëron, skllavëron dhe boshatis Shqipërinë.

"Suksesi nuk eshte perfundimtar, deshtimi nuk eshte fatal, ajo që ka rëndësi është kurajo për të vazhduar" Ë.Churchill

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu