Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Rudina Hajdari flet për “krisjen” me bashkëshortin: Largësia sjell probleme, por e kemi kaluar për hir të vajzës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit deputetja Rudina Hajdari u largua drejt Amerikës, ku u bashkua me të shoqin dhe vajzën e vogël.

Ndonëse në medien rozë qarkulluan lajme, ku flitej për “krisje” në çift me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh ndodhet në SHBA, ajo tha se largësia sjell gjithmonë probleme, por po ia dalin shumë mirë që të ruajnë raportin mes tyre.

“Kisha vajzën prej 3 muajsh në Amerikë dhe ika pas zgjedhjeve të 25 prillit se më kishte marrë malli. Ndër të tjera kisha dhe takime pune.Bashkëshortin jam munduar ta mbaj sa më larg syrit publik se ai ka vendosur që të mos jetë pjesë e kësaj dhe jam munduar t’ia plotësoj atë dëshirë. Nga ana tjetër, mundohem të jem sa më transparente me publikun dhe kemi raport të mirë. Këto katër vite e kemi pasur të vështirë raportin, por e rëndësishme është vajza. Ia dalim shumë mirë për këtë gjë, kështu që është një proces.Nuk do të doja të jepja një detaj ku ai apo vajza ime të mos ndiheshin mirë. Mundohem sa më shumë ta ruaj privatësinë, por është e vetëkuptueshme që kur jeton në largësi, ka probleme. Do qëndroj në Shqipëri dhe do e shfrytëzojmë për të shkuar në brigjet shqiptare. Jam munduar të shpenzoj kohë me vajzën që kur jam kthyer”, rrëfeu Rudina Hajdari në Top Channel.

Ndër të tjera Rudina Hajdari foli edhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shprehur se akuzat janë të forta, por nga ana tjetër theksoi se raporti i Shqipërisë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë.

“S’jam unë e aftë të komentoj veprimet e DASH. Kanë arsyet e veta që arrijnë në këtë përfundim por unë si Rudinë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim të atillë. Them se duhet të japim pak kohë dhe të mos reagojmë shpejt. Nëse kanë bërë gabime në këtë vendim, duhet punuar, por nëse këto janë akuza që janë të forta, atëherë duhet bërë sa më transparente, por raporti ynë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë. Sot më shumë se asnjëherë i duhet opozitës ky raport i shëndoshë”, tha deputetja Rudina Hajdari.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img