Ndërsa në foltoren e kuvendit fjalën e kishte marrë, Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit, tërhoqi vëmendjen një tjetër moment pikant.
Ishte një moment kur kamera është fokusuar te deputetja e PD, Grida Duma, e cila pak ditë më parë u aludua dhe u përfol se ishte pjesë e një video me nota erotike me deputetin e ri të PD, Ervin Salianji.
Ndonëse nuk pati asnjë reagim prej Dumës, Salianji pranoi publikisht se video është e vërtetë, por nuk fliste me deputeten Grida Duma.
Megjithatë, ajo që ra në sy pak minuta më parë në parlament është momenti kur Grida Duma me kokën ulur dhe buzagaz, duket e përqëndruar në celularin e saj.
Nuk dihet se ku ishte fokusuar me kaq interes deputetja demokrate, por me siguri do ketë qenë diçka e këndshme, përderisa i ka rikthyer buzëqeshjen që prej kohës kur u shfaq video-mesazhi i Ervin Salianjit.