Hapësire reklamuese

Politikë

Rudina Hajdari entuziaste: Një lajm i mirë! Nis procesi për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të sistemit dhe listave

Shkruar nga Newsbomb
Hajdari

Rudina Hajdari duket entuziaste për ndryshimin e sistemit zgjedhor, edhe pse një gjë e tillë, deri tani, duket e pamundur.

Hajdari thotë se pas insistimit të shoqërisë civile nis procesi për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të sistemit dhe hapjes së listave.

“Një lajm i mirë! Më në fund pas insistimit tonë në parlament, pas insitimit të shoqërisë civile dhe pas insistimit të pjesës më të madhe të shoqërisë shqiptare, nisi procesi zyrtar për ndryshimet kushtetuese të cilat do i hapin rrugë ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe hapjes së listave, në mënyrë që fuqinë për përzgjedhjen e deputëtëve në kuvend mos ta kenë kryetarët e partive, por ta kenë qytetarët shqiptarë”, shkruan Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll