Hapësire reklamuese

Politikë

Rudina Hajdari e zbulon për herë të parë: Doja të kandidoja për zgjedhjet e 25 prillit, Basha e refuzoi kategorikisht

Shkruar nga Newsbomb
Rudina Hajdari e zbulon për herë të parë: Doja të

Ish-deputetja, Rudina Hajdari ka treguar se në zgjedhjet e 25 prillit kishte kërkuar që të kandidojë për deputete në PD, por që Lulzim Basha kishte refuzuar kategorikisht.

Në lidhje me ribashkimin e saj me PD, Hajdari tha se kjo ndodhi për shkak se babai i saj, Azem Hajdari ishte ndër themeluesit e parë të PD.

Ndër të tjera Hajdari zbuloi se nuk e ka për synim që të kandidojë për kryetare të Partisë Demokratike, tha ajo për “Fax neës”.

Pjesë nga biseda:

A keni ambicie për të kandiduar në krye të PD-së?

Hajdari: Nuk është në synimet e mia, sepse mendoj se për momentin ajo që kam dëshirë të bëj, është që të dalim nga kjo grackë në mënyrë që PD të ripërtërihet si organ dhe të rikthehen në lavdinë që i takon.

Si ndodhi ribashkimi juaj me PD-në, keni pasur një ftesë për të qenë sërish aty?

Hajdari: Ka qenë thjesht vullneti im, duke marrë parasysh se im atë ka qenë një prej themeluesve të PD. Duke marrë parasysh faktin që e kam shprehur publikisht se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 jam munduar dhe kam folur me funksionarë të PD por edhe me Bashën nëpërmjet një rrjeti të ngushtë që të kishte një përfshirje timen në listat e shkuara. Por kjo nuk ndodhi sepse Basha ishte kategorik ndaj rifutjes time në listat e PD, duke kujtuar përjashtimin tim që në momentin kur unë mbajta mandatin në 2019.

Gjithsesi kontaktet nuk i kam humbur dhe tani që jam bërë sërish pjesë e PD, mendoj që ripërtëritja e kësaj marrëdhënie do jetë shumë e shpejtë dhe një sukses brenda PD-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu