Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Rudina Hajdari: Çfarë i kërkova ILIR METËS? Konfirmon takimin edhe me EDI RAMËN

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21402cec8fd9b4c0ba202ccee5241e0e

Disa orë pas përfundimit të takimit kokë më kokë me presidentin Meta, deputetja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari zbardhi për publikun dhe mediat se çfarë bisedoi konkretisht me kreun e shtetit.

Në njoftimin në llogarinë e saj në ”Twitter”, Hajdari bën me dije se i kërkoi kreut të shtetit ”që të heqin dorë nga loja e vjetër e shëmtuar politike, e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre”.

Hajdari paralajmëron se do t’i bëjë thirrje dhe kryeministrit Rama dhe faktorëve të tjerë politikë të mos përfshihen në komplotin kundër drejtësisë shqiptare.

Bëhet fjalë për krizën disa ditore të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ku parlamenti dhe presidenti nuk kanë gjetur mirëkuptimin midis tyre.

”I kërkova të parit, Presidentit të vendit, siç do bëj më pas me kryeministrin dhe të gjithë faktorët politikë, të ndalin urgjentisht lojën e vjetër e të shëmtuar politike, e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre”, shkruan bashkëkryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img