Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Rudina Hajdari bën ‘lëmsh’ anëtarët e Thurjes: Pano Soko tha se u largua, Endri Shabani ‘i bie nga Kina’, kurse Rezar Prifti zotohet se ajo s’ka ikur

spot_img

Lajme të ngjashëm

e1f93e221ed44ed727e1795c951d23c9

Largimi ose jo i deputetes Rudina Hajdari nga Nisma Thurje, organizata të cilës ajo iu bashkua pak kohë më parë dhe nisën të mblidhnin firma në gjithë Shqipërinë për hapjen e listave, ka bërë “lëmsh” anëtarët e Nismës.  Ata deklaruan se shumë shpejt kjo organizatë kthehej në parti politike dhe do të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, raporton newsbomb.al.

Mirëpo, një deklaratë e beftë dje nga anëtari i Nismës Pano Soko, “trazoi” vetë Thurjen dhe opinionin publik. Soko u shpreh se pas seancës parlamentare ku u votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor gjithcka ka ndryshuar. Ai ka falenderuar publikisht deputeten për ndihmën e madhe të dhënë për listat e hapura.

Ata e gjejnë veten jashtë procesit zgjedhor të 25 prillit 2021, pasi nuk u arrit në Kuvend të votoheshin ndryshimet për listat e hapura të deputetëve, raporton newsbomb.al. Pas kësaj deklarate reagoi dhe deputetja Hajdari, e cila tha se se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga projekti, duke e konsideruar deklaratën e Sakos si një deklaratë individuale dhe aspak një vendim i Nismës Thurje.

Për këtë largim, të paktën kështu shprehen disa nga anëtarët e Nismës, reagoi dhe vetë Endri Shabani. Në Euronews Albania ai u shpreh se Hajdari ka mbështetur nismën e tyre për hapjen e listave dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor që në fillim. “Ky bashkëpunim ishte për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sistemi zgjedhor u përmbyll dje”, tha ai.

Shabani as nuk pohoi dhe as nuk mohoi largimin e Rudina Hajdarit, por konfirmoi diçka tjetër. Nisma Thurje do të jetë në garë në zgejdhjet e 25 prillit u shpreh ai, duke rrrëzuar deklaratën e Pano Sokos. “Nisma Thurje do të jetë në garë, kjo është e sigurt.  Është një vendim që nuk e kemi marrë në të shkuarën, por as sot, por megjithatë është për t’u diskutuar”, tha Endri Shabani, raporton newsbomb.al.

Më i drejtpërdrejt përsa i takon kësaj çështjeje ka qenë pedagogu Rezar Prifti, njëherësh anëtar i Nismës Thurje. Prifti u shpreh se Hajdari nuk është larguar, përkundër asaj që ka dalë në media, pasi Nisma Thurje nuk mund të të përjashtojë njeri. “Nuk ka asnjë largim të Rudina Hajdarit. Është një tallava e madhe”, u shpreh ai, raporton newsbomb.al.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img