Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Rudina Hajdari apel nga Elbasani: Duhet urgjent mobilizim maksimal nga të gjitha strukturat shtetërore, jam në dispozicion 24 orë për të ndihmuar ata që janë në vështirësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1d19735b77227dd0c15c057af0fbc6ce

Deputetja Rudina Hajdari, e cila do të jetë kryesuesja e listës së Nismës Thurje në qarkun e Elbasanit, ka bërë një apel për situatën e shkaktuar nga moti i keq në këtë qark.

Ajo ka bërë thirrje që të ketë mobilizim maksimal nga të gjitha strukturat shtetërore për të ndihmuar ata që kanë nevojë, duke hapur rrugët dhe duke rikthyer energjinë elektrike në Librazhd e zonat përreth.

Hajdari shprehet se është në dispozicion 24 orë për të ndihmuar të gjitha ata që janë në vështirësi.

“Situata nga dëbora në Qarkun e Elbasanit po vështirësohet dhe mijëra familje ndodhen në vështirësi.

Duhet urgjent mobilizim maksimal i gjithë strukturave shtetërore për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Duhen hapur rrugët e mbajtur me kripë, duhet rikthyer energjia në Librazhd e zonat përreth, duhen ndihmuar fshatarët dhe familjet në nevojë kudo.

Jam në dispozicion 24 orë për të bërë gjithë çfarē kam në dorë për të ndihmuar këdo që është në vështirësi. Bëni kujdes”, shkruan Hajdari.

Më shumë

spot_img
spot_img