Hapësire reklamuese

Showbiz

Rudina Dembacaj flet për planet e shtatzanisë: Më duket se...

Shkruar nga Newsbomb
Rudina Dembacaj flet për planet e shtatzanisë: Më duket se...

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj është një ndër personazhet më të komentuara në medien rozë. Ajo komentoi ditën e sotme edhe planet e afërta për t’u bërë sërish nënë.  Ajo u shpreh në “Tv Klan” se me dashurinë që Marku ka për fëmijët, është gjynah të mos e bëjë, por kjo do të vijë kur ajo të jetë gati pasi deri më tani ajo nuk ka qenë gati.

“Në fakt me dashurinë që ka marku për fëmijët shpesh herë më vjen keq mos ta bëj dhe një  tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme se vetëm po e shty këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati”, u shpreh Rudina Dembacaj.

Ndër të tjera ajo tregoi edhe një situatë kur duke bërë plane të reja për karrierën e saj, Marku, i cili dëshiron shumë të bëhet sërish baba, pasi e ka dëgjuar i ka thënë “u shty prapë më duket”.

“Po i flisja  Markut për një projekt që kam tani në teatër dhe pas projektit në teatër zhvillova një bisedë për  shtatorin tjetër dhe Marku më tha “bravo zemër të lumtë, u shty prapë fëmija më duket”, tregoi aktorja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu