Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ruçi: Ushtarakja Zarife Hasanaj, dëshmore e paqes

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shpreh ngushëllime për rënien në krye të detyrës të ushtarakes Zarife Hasanaj.

 

Ruçi shprehu sot ngushëllimet për rënien në krye të detyrës, në misionin në Letoni, të ushtarakes Zarife Hasanaj.

″Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të ushtarakes Zarife Hasanaj, pjestare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila  humbi jetën në krye të detyrës, si pjesë e grupit xhenier të misionit të NATO-s për demontimin e minave në Letoni. Zarife Hasanaj ra në krye të detyrës, si një dëshmore për paqen dhe mbrojtjen e jetëve të fëmijëve dhe qytetarëve letonezë.  U uroj shërim të shpejtë Majorit Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj, të cilët u plagosën gjatë këtij misioni. Shqipëria është krenare për bijtë e saj që kontribojnë në misioniet e NATO-s, në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe jetëve njerëzore anembanë globit″, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll