Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ruçi uron Vjosa Osmanin: Me vizionin dhe ambicien tuaj do t’i siguroni pupullit kosovar unitetin dhe harmoninë e nevojshme

Shkruar nga Newsbomb
Ruçi uron Vjosa Osmanin: Me vizionin dhe ambicien tuaj do t’i

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi përmes një letre ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ruçi shkruan se Kosovës tashme me energjitë dhe vizionin e saj do i garantojë një lidership të fortë dhe harmoni.

Ndër të tjera, Kryetari I Kuvendit shton se me mbështetjen e SHBA dhe BE, Kosova është e garantuar se do të kalojë e përballojë sfidat e vështira që e presin para.

E plotë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidenten e  re të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Vizioni dhe energjitë Tuaja, garanci  për një lidership largpamës

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka uruar sot uron Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj Presidente e Republikës së Kosovës, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju uroj suksese në detyrën Tuaj të lartë, të nderuar dhe fisnike.

Jam i bindur se vizioni, ambicjet dhe energjitë Tuaja, të bashkuara me përvojën në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të Republikës, do t’i garantojnë Kosovës një lidership të fortë, të qëndrueshëm e largpamës,  popullit kosovar unitetin e harmoninë e nevojshme dhe institucioneve e forcave politike bashkëpunimin produktiv për të ecur përpara.

Mbështetja dhe partneriteti i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, është premisa dhe garancia se Kosova do të përballojë e kapërcejë me sukses sfidat e vështira dhe detyrat madhore të zhvillimit, përparimit, mirëqenies,  integrimit euro-atlantik,  rritjes së njohjes ndërkombëtare dhe kontributit  për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll