Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ruçi uron Sekretaren e Përgjithshme të KiE: Shumë suksese, i bindur se bashkëpunimi midis nesh do të vazhdojë të fuqizohet

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një urim Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Marija Pejcinovic Buric, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë.

Ruçi shprehet i bindur se përvoja dhe profili i saj profesional dhe politik do të kontribuojnë në avancimin e misionit të Këshillit të Europës në mbështetje të vlerave dhe standarteve europiane.

Gjithashtu Ruçi shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Europës do të vazhdojë të fuqizohet, në të mirë të përmirësimit të standarteve demokratike.

'Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës, organizatës paneuropiane, promotorë e mbrojtjes dhe konsolidimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, Ju uroj shumë suksese në përmbushjen e kësaj detyre fisnike dhe impenjative. Jam i bindur se përvoja dhe profili i Juaj profesional dhe politik do të kontribuojnë në avancimin e misionit të Këshillit të Europës në mbështetje të parimeve, vlerave dhe standarteve europiane. Gjithashtu shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Europës do të vazhdojë të fuqizohet, në të mirë të përmirësimit të standarteve demokratike, rritjes së mirëqenies ekonomike e sociale dhe integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor', shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.