Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ruçi uron besimtarët ortodoksë: Shëndet dhe lumturi në vatrat familjare, pandemia na tregoi se lumturia njerëzore është e kushtëzuar nga shëndeti i të gjithëve

Shkruar nga Newsbomb
Ruçi uron besimtarët ortodoksë: Shëndet dhe lumturi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me rastin e Ditës së Pashkëve ka uruar besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shhqiptarët.

Ruci në mesazhin e tij të urimit shkruan se Ringjallja e këtyre Pashkëve nuk ka pasur asnjë vit tjetër këtë domethënie pasi sakrificat e kohës së pandemisë treguan se “sa shumë dashuria dhe lumturia njerëzore është e kushtëzuar nga shëndeti i të gjithëve. Na treguan se shëndeti, mirëqenia dhe siguria e çdo njeriu dhe e çdo kombi janë të varura nga ato të kombeve të tjera”

“Me rastin e Festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë: Gëzuar! Shëndet dhe lumturi në vatrat familjare!

Triumfi i Ngjalljes së Krishtit ka frymëzuar miliarda njerëz gjatë dy mijëvjeçarëve. I ka ndihmuar ata të luftojnë e fitojnë mbi vdekjen e mëkatin, mbi dhunën e padrejtësinë, mbi frikën dhe pasigurinë, mbi të keqen dhe mëritë midis njerëzve, komuniteteve, racave e kombeve. Gëzimi i festës së Pashkëve rrezaton e lumturon të gjithë besimtarët e qytetarët. Është një shpresë se ata që bien në varfëri mund dhe do të dalin prej saj; ata që pushtohen nga urrejtja e mëritë duhet dhe do të lirohen prej tyre; ata që humbasin fuqinë dhe besimin, një ditë do t’i rifitojnë ato. Gëzimi i Pashkëve shpërndahet si drita e diellit. Rrezet e dritës largojnë natën dhe sjellin ditën; rrezet e gëzimit paskal largojnë dëshpërimin dhe ringjallin shpresën e besimin.

Por asnjëherë më tepër sesa Pashkët e këtij viti, Ringjallja nuk ka pasur këtë domethënie, shkëlqim e frymëzim për të gjithë besimtarët, për të gjithë qytetarët.  Sakrificat e kohës së pandemisë na treguan se sa shumë dashuria dhe lumturia njerëzore është e kushtëzuar nga shëndeti i të gjithëve. Na treguan se shëndeti, mirëqenia dhe siguria e çdo njeriu dhe e çdo kombi janë të varura nga ato të kombeve të tjera. Tashmë që dalja nga kjo stinë e vështirë duket më afër, të gjithë kemi mundësi të reflektojmë se fuqia e besimit, solidaritetit, dashurisë, humanizmit është më e madhe se kërcënimi i sëmundjes dhe rreziqeve të saj.

Jeta, e mira, paqja dhe toleranca kanë mundur gjithmonë rrezikun, të keqen, konfliktet dhe urrejtjen. Por këto beteja nuk fitohen vetvetiu. Ato kërkojnë përkushtimin njerëzor, të individëve, komuniteteve, por edhe institucioneve. Jeta njerëzore është mrekullia e universit dhe pandemia na rikujtoi se asaj duhet t’i përkushtohemi të gjithë. Meantitrupat e dashurisë, humanizmit e solidaritetit të luftojmë sëmundjet e shoqërisë, varfërinë, pabarazinë, ndarjet e konfliktet, në çdo formë që ato shfaqen.

Globalizimit të mallrave, shërbimeve, teknologjive dhe ideve, tu përgjigjemi me globalizimin e solidaritetit, humanizmit dhe përkushtimit njerëzor. 

Globalizmi i të mirës t’i paraprijë globalizimit të së keqes. Besimin dhe mirëkuptimin fetar ta kthejmë në një vlerë shoqërore, në ndihmë e shërbim të të gjithëve, pavarësisht besimit, pikëpamjeve dhe pasurisë. Ky është  një tjetër mësim që buron nga gëzimi i Pashkëve”, shkruan në urimin e tij, Ruçi

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll