Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ruçi takon ambasadorin e OSBE, Del Monaco: Do jemi mbështetës të fortë të institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur Shefin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco ku në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën e mirë që Prezenca ka bërë ndër vite në mbështetje të reformave gjithëpërfshirëse të Shqipërisë dhe të axhendës për modernizimin e vendit, në përputhje me mandatin e Prezencës dhe nevojat e përparësitë e zhvillimit vendit.

Gjithashtu, Ruçi gjatë takimit i shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Kuvendin për reformat në drejtësi, modernizimin e administratës publike, bashkëpunimin rajonal, barazinë gjinore, mbështetjen e të rinjve, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, siç është projekti PACEP, zbatues të të cilit janë Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI).

Ambasadori Del Monaco e falenderoi Ruçin për mundësinë e takimit, dhe u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila ndër vite ka qenë ndër partnerët më të afërt të Kuvendit të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar, do të vijojë të mbetet një mbështetëse e fortë e institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në përpjekjet për të ndërtuar një demokraci funksionale.

Ai shprehu gatishmërinë që Prezenca e OSBE-së në Tiranë të mbështese institucionet shqiptare per realizimin e rekomandimeve që do të përmbajë raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img